Pjese Kembimi Per Automjete

Sherbim karrotreci dhe sherbime ne rruge, 24 ore.  .  . 0682152882

Shporta:

0 produkte - €0,00
Nuk keni produkte në shportë

0

Përshëndetje

Rreth Nesh

Bushi Servis SH.A. ju uron mirëseardhjen në faqen tonë kryesore në WEB. Ne do të ishim shumë të lumtur që tju sherbenim duke zgjidhur cdo kërkesë tuajën. Ju sigurojmë që zgjedhja nga ju e firmës tonë është zgjidhja më e mirë që keni bërë. Sepse ne fushën e pjesëve të këmbimit dhe riparimit të automjeteve, ne shërbejmë me pjesë orgjinale të importuara direkt nga prodhuesit Gjermanë më të kualifikuar në fushën e prodhimit dhe montimit të automjeteve të tipave të ndryshme. Ne shërbejmë me programet më të reja kompjuterike të diagnostimit-identifikimit të difekteve në automjete. Për këtë mjafton ti hidhni një sy listës së partnerëve tanë dhe gjithcka për ju do te bëhet më e qartë.

Bushi SH.A. u themeluar në vitin 1992 me ortak të vetëm, dhe gjatë kësaj periudhe ka operuar me sukses në tregun shqiptar të pjesëve të këmbimit të automjeteve. Që në fillim të aktivitetit të saj Bushi SH.A. është orientuar në importimin e pjesëve të këmbimit nga më cilesoret të kompanive dhe koncerneve Gjermane,që jane nga prodhuesit më të mëdhenj në fushën e prodhimit të automjeteve për orgjinalin, Duke marrë ne shumicën e tyre, dhe përfaqesuesimin esklusiv për Shqiperinë. si p.sh. ZF-Services, Lemforder, Sachs, Boge, BILSTEIN, Hella, Hengst, Bosch,Beru. Fag, Hepu, Laso, Johnson Control-Berga, Fag, IPD-Hepu, FTE, Stabilus, HUCO, BEHRTT, WAHLER, Pierburg, Elring, Meyle, Vierol,GKN, GEMO, Cortego, Otto-Zimmermann, Remsa, ERA, Maxicar etj.

Gjithashtu Bushi SH.A. disponon një Servis të specializuar dhe autorizuar dhe nga Bosch Car Servis, pjesë këmbimi orgjinale gjermane, ku ne shërbejmë me kompetencë profesionale, ku bëhet riparimi I automjeteve të ndryshme në sisteme diagnostifikimi bashkëkohore. Theksojmë se cmimet tona janë nga më të mirat në treg dhe për këtë mjafton që të drejtoheni tek Bushi-Servis, në adresën "Rr: Durrësit, Laprakë, (pranë pallateve Hawai)" dhe ju nuk do të zhgënjeheni nga shërbimi ynë.

Suksesi I rritjes tonë ka qënë dhe mbetet lidhja e fortë me produkte cilësore, rritja e kërkesës në treg, ngritja e rrjetit të shitjeve në të gjithë vendin, trajtimi personal I cdo klienti dhe marrja në konsideratë I kërkesave të tyre.

Degët tona në Shkodër, Korcë, Fier dhe Durrës dhe synimet tona për ngritje e dyqaneve të tjera në qytete anë e kënd Shqipërisë do të na ndihmojnë të arrijmë një trajtim më të mirë dhe një mbështetje më të madhe për klientët tanë kudo qofshin ata.